Situata në Kosovë ishte edhe një nga temat në seancën e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, shkruan N1, transmeton Fol Drejt.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, fjalimin e saj në atë seancë e përfundoi me një kërkesë që organizatat e sektorit civil të flasin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata atje është “në prag të konfliktit të armatosur”.
“Kërkesa ime e fundit, ka të bëjë kur flasim për integrimin evropian dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për integrimin tonë evropian. Dhe kjo është të bëjmë më të mirën në këtë moment, të gjithë së bashku, të përpiqemi disi të ruajmë paqen. Ne jemi vërtet në prag të konfliktit të armatosur, falë lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Po ju lus, para së gjithash, siç tha Jovana, organizatave të shoqërisë civile, qëllimi kryesor i të cilave është mbrojtja e të drejtave të njeriut, po ju lus të flisni për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë.
Ajo ka shtuar se avokati i ish-pjesëtarit të arrestuar të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, nuk ka mundur të kontaktojë me klientin e tij për 12 ditë.
Kjo është arsyeja e vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, tha Ana Brnabiq, me mesazhin: Besoj se po e bezdisim njëri-tjetrin, por dialogu është i rëndësishëm.
Kujtojmë se përfaqësuesja e Konventës Kombëtare, Bojana Selakoviq, ka deklaruar se zgjedhja e vetme e mundshme dhe patriotike e Serbisë, e cila është në interes të qytetarëve të saj, është “të bëhet pjesë e familjes evropiane”.
Selakoviq, duke folur në seancën e Konventës Kombëtare për BE-në të mbajtur në Parlamentin e Serbisë, tha se “shumica e qytetarëve të këtij vendi, pavarësisht nga rezultatet e sondazheve për qëndrimin ndaj Bashkimit Evropian, ende e dëshirojnë atë rrugë. “/FolDrejt/