Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha sot për TV Pva se konkluzioni i saj kryesor për seancën e Kuvendit për Kosovën është se edhe ata që e duan edhe ata që nuk e duan Aleksandër Vuçiqin, i luten Zotit që ai të vazhdojë të udhëheqë vendin për aq kohë sa sa më shumë që të jetë e mundur dhe se opozita është e interesuar vetëm që ai të vijë në pushtet.
Brnabiq ka thënë se këmbëngulja e Serbisë në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe forcon pozitën e shtetit serb, ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sa herë thotë “jo” e dobëson pozitën e Kosovës. Duke komentuar deklaratën e djeshme të Kurtit se Asociacioni do të formohet, por vetëm pas arritjes së marrëveshjes me Beogradin për njohje reciproke, Brnabiq kujton se formimi i ZSO është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013.
“Aleksandar Vuçiq fitoi Asociacionin me të gjitha kompetencat me Marrëveshjen e Brukselit dhe tani mund të shihni se sa e zgjuar është kjo politikë në planin afatgjatë”, tha Bërnabiq në TV Prva. Kryeministrja serbe tha se edhe ata që nuk janë aleatë të Serbisë për formimin e Asociacionit dhe që janë promotorë të pavarësisë së Kosovës, deklarojnë se fillimisht duhet të formohet Asociacioni, e më pas gjithçka tjetër. “Asociacioni është ajo për të cilën ne kapemi dhe këmbëngulja në formimin e saj e forcon pozitën tonë dhe e dobëson pozitën e Kosovës sa herë që Kurti thotë “jo”, ka thënë Bërnabiq, raporton Tanjug, transmeton Fol Drejt.