Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, shprehu besimin sot se tema kryesore e darkës në Dhomën e Lordëve do të jetë situata aktuale në Kosovë.
Bërnabiq e tha këtë për Tanjug, pas panelit “Cila është e ardhmja e dixhitalizimit?” në Londër, ku po qëndron për një vizitë dy ditore.
“Besoj se situata në Kosovë do të jetë temë kryesore sonte në darkën në Dhomën e Lordëve dhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stewart Peach, ka zgjedhur bashkëbiseduesit nga Dhoma e Lordëve në mënyrë që do të kemi një darkë pune krejtësisht të hapur pa praninë e mediave dhe në këtë kuptim do të jemi të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin”, tha Bërnabiq, transmeton Fol Drejt.