Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq vazhduar të ushqejë propagandën serbe, duke akuzuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për deklaratën që ky i fundit e dha për mediumin britanik, Guardian, shkruan Fol Drejt.
Bërnabiq e akuzoi Kurtin se nuk po kërkon zgjidhje racionale përmes zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, mirëpo po kërcënon me dhunë dhe vrasje qytetarët serbë.
“Përmes deklaratave për Guardian, Albin Kurti i tregoi botës fytyrën e tij të vërtetë, duke kërcënuar me vdekje dhe dhunë ndaj serbëve në vend që të përcaktohet për një zgjidhje racionale thjesht duke zbatuar Marrëveshjen e Brukselit, duke respektuar sundimin e ligjit dhe duke ndërprerë arrestimet arbitrare të njerëzve të pafajshëm”, shkroi Bërnabiq në Twitter. /FolDrejt/
Through statements to @guardian, @albinkurti shows the world his true face, threatening death and violence to Serbs instead of choosing a rational solution by simply implementing the Brussels Agreement, respecting rule of law, and ceasing arbitrary arrests of innocent people. pic.twitter.com/n5jkxCXOc0
— Ana Brnabic (@anabrnabic) December 20, 2022