Sot kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq pritet ta vizitojë veriun e Kosovës, raporton Fol Drejt.
Për këtë vizitë ka paralajmëruar vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pikërisht për këtë ai ka thënë se Brnabiq duhet të bëjë kujdes në deklaratat që bën.
Në një konferencë për media të mbajtur dje Kurti tha se homologia serbe duhet të mos japë deklarata përçarëse si kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviç.
“Pres që zonja Brnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve” – ka thënë ai, duke shtuar se ai dhe kabineti i tij, ka bërë mjaft edhe për komunitetet.
Më konkretisht, Brnabiç do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç./FolDrejt/