Gabriel Escobar dje lëshoi një deklaratë të fortë, e cila e trazoi Beogradin zyrtar, shkruan Fol Drjet.
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Escobar, tha se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.
Kjo e ka nxitur Ana Bërnabiqin, kryeministre e Serbisë, të reagojë, duke thënë se në këtë rast, nuk ka arsye të dialogohet.
N1 citon të ketë thënë se:
“Nëse realizohet kjo në përputhje me ligjet e tyre, kjo e bënë të kotë të gjithë dialogun.”
Ajo i është referuar Kushtetutës së Kosovës, duke thënë se ajo, në këtë rast, nuk do të respektohet, meqë ajo i kushtëzon shqiptarët që t’i pyesin serbët për çështje të mëdha.
“Nëse do të respektohej (kushtetuta), nuk do të kishte ushtri të Kosovës, sepse në atë Kushtetutë thuhet që duhen pyetur serbët, por nuk janë pyetur”, ka thënë ajo.
“Dje kam pasur një takim me ambasadorin amerikan Christopher Hill, kam thënë që shpresoj në qasje konstruktive, nuk shoh se ka vend për bisedë me Kurtin, ai nuk ka dëshirë”, shtoi ajo.
Këto polemika janë shkëmbyer në prag të takimit Kurti – Vuçiq. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq më 18 gusht në Bruksel. Këtë e ka parlajmëruar përfaqësuesi i BE-së për dialog Josef Borrell./FolDrejt/