Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, u ka bërë apel faktorëve ndërkombëtar që ta rikthejnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në tryezën e diskutimeve në Bruksel.
Bërnabiç për median Jedinstvo ka thënë se “Kurti është fanatik në ideologji”, ndwrsa ka vlerësuar se gjendja ekonomike në Kosovë përmirësohet vetëm me arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë.
Megjithatë, Bërnabiçi ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, si parakusht për vazhdim të dialogut.
“Nuk e shoh fare opsionin që të kthehemi tani, në periudhën para vitit 2013, të anulojmë të gjitha marrëveshjet dhe gjithçka që kemi përmbushur, kur Prishtina nuk ka përmbushur asgjë”, tha Brnabiç.