Futbollisti i Manchester Cityt dhe kombëtares portugeze, Bernardo Silva, ka thënë se një ditë do të dëshironte të kthehej në Benfica nga Lisbona, raportojnë mediat britanike.
Silva erdhi në Manchester City gjashtë vjet më parë nga Monaco. Ai ka një kontratë me klubin e Manchesterit deri në qershor të vitit 2026. Futbollisti portugez ka një klauzolë në kontratën e tij, sipas së cilës ai mund të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit të ardhshëm me një dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh.
“Nëse Benfica më do mua, është e qartë se transferimi do të realizohet”, tha Silva, i cili shtoi se nuk do të luante kurrë për Porton dhe Sportingun.