Bernardo Silva i ka thënë po Barcelonës përpara një transferimi të mundshëm të verës nga klubi i tij aktual, Manchester City.
Kështu raporton Diario Sport. Mendohet se operacioni mund t’i kushtojë klubit katalanas rreth 100 milionë euro.
Reprezentuesi portugez 27-vjeçar i ka thënë agjentit të tij, Jorge Mendes, se ai dëshiron t’i bashkohet Barcelonës këtë verë,
pavarësisht se ka një kontratë të vlefshme në stadiumin Etihad deri në verën e vitit 2025. Ai iu bashkua atyre nga skuadra franceze, Monaco në vitin 2017.
Barcelona është në mes të një afati kaotik veror dhe ka shumë gjëra për të bërë. Një gjë e sigurt, megjithatë,
është se Xavi Hernandez e admiron Silvën si lojtar dhe beson se ai mund të sjellë diçka të freskët dhe krijuese në mesfushën e Barcelonës.
Silva, i cili ka 70 paraqitje dhe tetë gola për Portugalinë, ka bërë 249 paraqitje për Cityn në të gjitha garat që kur iu bashkua pesë vjet më parë,
duke kontribuar me 48 gola dhe 50 asistime. /Telegrafi/