Pas ndeshjes, ndër të tjerë, ka folur edhe golashënuesi i dyfishtë, Bernardo Silva.
Ai ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë dhe se ndeshja e tij e parë nuk ishte e mirë për të.
“E dinim se do të ishte e vështirë të mposhtnim Realin kështu dhe 4:0 në shtëpi është e shkëlqyeshme. Ne e dimë se sa i fortë është Reali. Paraqitja ime në ndeshjen e parë nuk ishte ajo që doja”, tha Silva.
“Më duhej të luaja më mirë në këtë lojë për shkak të tifozëve dhe shokëve të mi. E pashë Interin dhe duket shumë mirë, ata janë të fortë dhe të organizuar në mbrojtje. Na pret një finale e vështirë. Duam të fitojmë titullin kampion anglez për shkak të tifozëve tanë”, tha Bernardo Silva pas ndeshjes, transmeton Fol Drejt.