Barcelona është cilësuar deri tani si “mbretëresha” e kësaj merkatoje, pasi ka mbyllur me sukses nënshkrimet e Lewandowski, Kounde, Christensen, Kessie dhe Raphina.
Megjithatë, klubi katalanas nuk ndalet me kaq. Xavi ka shprehur dëshirën për një mesfushor dhe klubi duket se është i gatshëm t’i plotësojë dëshirën.
Edhe Bernardo Silva mund të jetë së shpejti një blaugran. Edhe pse kushton, dhe Barcelona nuk është në pozitat më të mira ekonomike, 5 herë fituesit e Champions kanë një avantazh në anën e tyre.
Portugezi është i gatshëm të presë deri në fund Barcelonën. Mirëpo, pavarësisht dëshirës së tij për t’u bashkuar me katalanasit, Barça duhet të lirojë një vend në mesfushë dhe largimi i Frenkie de Jong është një mundësi. /abcnews.al/