Sipas Daily Star, lojtarit të Manchester City, Bernardo Silva, i është ofruar një kontratë me një klub të paidentifikuar në Ligën Saudite Pro, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas kontratës, portugezi do të fitonte 800 mijë funte (930 mijë euro/1.1 milion dollarë) në javë.
Mesfushori ka qenë një objektiv afatgjatë për një lëvizje në Arabinë Saudite nëse vendos të bashkohet me Cristiano Ronaldo, N’Golo Kante, Karim Benzema dhe shumë të tjerë në Ligën Pro Saudite. /FolDrejt/