Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media.
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Berndard Nikaj, e ka cilësuar Qeverinë Kurti të paaftë për të qeverisur, pas vendimit të kësaj të fundit për ndarjen e shtesave prej 100 eurove për punëtorët, studentët e pensionistët, transmeton Fol Drejt.
Ai ndër të tjera tha se Kurti po bën populizëm përmes këtij vendimi:
“Krejt çfarë po bën Kryeministri Albin Kurti sot, është ajo që ai di ta bëjë më së miri, e që është populizmi. Pasi ua rriti çmimin e energjisë elektrike me mbi 100% qytetarëve të Kosovës dhe pasi nuk po arrinë të kontrolloj rritjen enorme të çmimeve të çdo produkti elementar të shportës familjare, qeveria e nisi sot ditën me një tentim për të mashtruar sërish qytetarët e Kosovës përmes një lëmoshe as më shumë dhe as më pak se në vlerën 100 euro”.
Nikaj shtoi duke iu drejtuar Qeverisë se çfarë do të bëjnë qytetarët në muajin maj, pasi që kjo pako e ndihmës vlen vetëm për muajin prill.
“Në këtë kohë krize, qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit dhe çdo ndihmë është e mirëseardhur, por fatkeqësisht nuk mund ta përballojnë krizën e çmimeve me lëmosha qeveritare. Kjo qeveri, që karakteristikë kryesore ka paaftësinë, nuk ka as planfikim, as vision, as streategji dhe nuk ofron zhvillim. Të gjitha këto mundohet që t’i kompensojë përmes vendimeve te momentit e qe me shume ngjajne në lëmoshë sesa në veprime të menduara e afatgjate që adresojnë nevojat e qytetarëve. Qytetarët e Kosovës do të jenë këtu edhe muajt tjerë, pas prillit, dhe çmimet enorme që u rritën gjate muajve te fundit do të vazhdojnë të mbesin të larta”, shtoi Nikaj./FolDrejt/