Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Besart Dreshaj në postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Dreshaj aktualisht është drejtor i Urbanizmit në Komunën e Istogut dhe nënkryetar i degës së LDK-së në këtë komunë.
Ndryshe, në Qeverinë Hoti, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale do ta udhëheq Nisma Socialdemokrate me Skendër Reçicën ministër.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Hoti ka emëruar edhe disa zëvendësministra, në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar Florian Dushi, kurse në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është emëruar Muharrem Sfarqa.