Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Masmurati, ka njoftuar se kanë vazhduar investimet në kryeqytet.
Përmes një njoftimi të bërë në Facebook, Masmurati ka thënë se kanë investuar 70 mijë euro në promovimin e mësimit praktik në shkollën profesionale të agrobiznesit “Abdyl Frasheri”, përcjell Fol Drejt.
“Ditë e vranët dhe me shi, ama asgjë nuk na e prishë disponimin e mirë për shkak të investimeve të reja .
Blemë traktor së bashku me ngarkues dhe rimorkio, financuam një serë të re si dhe një presë dhe kosë rotative për prerjen e barit.
Vetëm këtë vit kemi investuar 70 mijë euro për promovimin e mësimit praktik në shkollën profesionale të agrobiznesit “Abdyl Frasheri”. Së shpejti edhe me investime për digjitalizim!”, u shpreh Masmurati./FolDrejt/