Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka bërë publik projektin se si do të duket çerdhja “Xixëllonjat” në lagjen Pejton të Prishtinës.
Kjo çerdhe do të rindërtohet dhe pritet të ketë madhësi prej 3000 metra katrorë, transmeton Fol Drejt.
Në çerdhe do të akomodohen 200 fëmijë, ka njoftuar Masmurati.
“Fillon ndërtimi i çerdhes Xixëllonjat në Pejton!
Dje filloi rrënimi i objektit të vjetër të çerdhes Xixëllonjat në Pejton, për t’i hapë rrugë ndërtimit të objektit të ri . Pas problemeve disavjeçare, arritëm të zhbllokojmë kontratën dhe të fillojmë punimet. Në objektin e ri rreth 3000 metra katrorë do të akomodohen 200 fëmijë. Jemi plotësisht të përkushtuar që të sigurojmë qasje për sa më shumë familje të Prishtinës në edukim të hershëm dhe në ambiente sa më miqësore për fëmijë. Ma gjallë, ma bukur e ma shumë shërbime!”, u shpreh ajo në një postim në Facebook./FolDrejt/