Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Masmurati njoftoi se kryeqytetit të Kosovës po i shtohen pesë shkolla të reja.
Për këtë ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Prishtinës po i shtohen 5 shkolla të reja
Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më herët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit.
Lokacionet preliminare të shkollave të reja janë në lagjet:
Arbëria
Mati 1
Veternik
Kalabri
Qendër”, u shpreh ajo./FolDrejt/