Zyra për Komunikim Publik (ZKM) e Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Pragë, shkruan Fol Drejt.
Në këtë vizitë të papritur Bislimi pritet të zhvillojë një varg takimesh zyrtare.
“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Pragë, në Republikën Çeke, ku gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë takime me Ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikuláš Bek dhe zëvendësministrin për Punë Evropiane dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Çekisë për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë Tomáš Pojar” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/