Në parlament deputetët janë duke debatuar për rritjen e çmimeve.
Sikundër dihet, në tregjet e Kosovës, çmimet e artikujve bazë janë ngritur në mënyrë enorme, sidomos pas luftës që shpërtheu në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, kritikoi Qeverinë Kurti për masat e marra në kuadër të pakos së planifikuar për tejkalim të krizës. Por sipas tij, askush nuk e akuzon qeverinë për ngritje të çmimeve, sepse fundja, ato kanë ardhur si rrjedhojë i faktorëve të jashtëm, por për shkak të qasjes që kjo qeveri ka zgjedhur ta tejkalojë krizën.
Qeveria sipas Tahirit “ka marrë masat më të lodhëta”, të cilat ia kujtojnë vendet afrikane. Tahiri, për më shumë, krahasoi masat e ndërmarra nga qeveria jonë, me masat të cilat i kanë marr vendet e rajonit.
“Kjo është paketa e rezistencës sociale e Shqipërisë, 3.3 miliardë euro të gjitha të trajtuara se çka jep… 26 masa i ka marr Qeveria e Maqedonisë” – tha ndër të tjera ai, duke i përmendur këtu uljen e normës së TVSh-së, dhe disa masa të tjera.
Ai kërkoi që hapat të cilat duhet t’i marr qeveria, duhet t’i prekin të gjithë qytetarët.
“Si grup parlamentar, ne kërkojmë që të ketë masa konkrete, që i prek të gjithë qytetarët”./FolDrejt/