Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka përkujtuar në ditën e lindjes së tij, Zahir Pajazitin.
Tahiri e quajti ndër të tjera Pajazitin si vlerë sublime të kombit, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Facebook, Tahiri u shpreh:
“Heroi i kombit, Zahir Pajaziti, është vlera më sublime e kombit, është simboli ynë i lirisë dhe trimërisë. Vepra e tij është dhe do të mbetet frymëzim për gjeneratat që po vijnë.
Urime ditëlindjen e 60-të Heroi im.”/FolDrejt/