Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Beteja e fundit e Ali Ahmetit

5 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Alpin Ollogu

Ndarja e pozitave, gjegjësisht përgjegjësive në koalicionin e ri qeverisës, e finalizon rolin shtetformues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shikuar me thjerrëzat  objektive, pozicionet e arritura shqiptare dhe kryeministri më shumë sesa simbolik, i njëqind ditëve të fundit, është përmbushje e premtimit zgjedhor të integristëve, e një fushate zgjedhore intelegjente, për të arritur shqiptarët nivelin më të lartë të përfaqsimit, deri në pozicionin kryeministror. Po ashtu, një mësim të mirë për mendësinë e trashëguar të politikës maqedonase, se si duhet ti trajtojë shqiptarët. Me këtë lëvizje të Ahmetit, i jepet kuptim më përmbushës lirive dhe të drejtave shqiptare të dala nga Marrëveshja e Ohrit.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

 

Në këtë kuptim, ish lideri ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe lideri politik i Bashkimit Demokratik për Integrim, për rreth dy dekada, me fitoret në betejat luftarake dhe elektorale, implementimin e hap pas hapi të Marrëveshjes Kornizë, angazhimi në integrimet evropiane  dhe antarsimi i vendit në bllokun perëndimor ushtarak, Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, krejt në fund, i mbetet edhe një betejë, ndoshta më pak spektakolare për vëmendjen e opinionit, por shumë domethënëse për mirëqenien e përgjithshme dhe për rrugëtimin integrues në Bashkimin Evropian: i mbetet beteja e reformës në drejtësi. Kjo betejë është edhe një borxh që Ali Ahmeti para së gjithash i ka popullatës shqiptare për mbështetjen dhe besimin që këta i kanë dhënë, si në luftë ashtu edhe në paqe të proceseve zgjedhore. Ndoshta edhe për atë që popullata shqiptare ka qenë dhe mbetet viktima më e madhe e sistemit të drejtësisë. Kjo për arsye të njohura të diskriminimit të heshtur etnik në dyert e gjykatave dhe prokurorive, etj.

 

Me reformën në drejtësi, Ali Ahmeti do ti siguronte vetes rolin historik në të gjitha rrafshet e veprimtarisë së tij. Reformë në drejtësi që nuk munden ta realizojne partitë e krahut të luftës në Republikën e Kosovës, mossuksesi i të cilëve në këtë drejtim i dha mbështetje elektorale partisë së Albin Kurtit, për të filluar ai luftën kundër korrupsionit, pikërisht me mekanizmin e propaganduar të vetingut në fushatën e tij zgjedhore si dhe në nisjen e përgatitjeve të këtij mekanizmi, gjatë qeverisjes së tij disa mujore. Partia e Kurtit e kishte tashmë të qartë dhe të njohur nga praktika e R. Shqipërisë, se si mund të luftohet korrupsioni në drejtësi, i një vendi të rrethanave tona në Ballkan. Pikësynim reforme e cila me të gjitha gjasat, do ta rikthejë më fuqishëm në pushtet partinë e Kurtit, pasi pika më e fortë e një opozite është lufta kundër korrupsionit. Këtë lloj reforme – drejtësie, të lavdëruar edhe nga faktori ndërkombëtar, e propagandojnë dhe e realizojnë vetëm politikanë vizionarë dhe të guximshëm.

 

Nëse partia e Ahmetit, vetë Ali Ahmeti, i dorëzohet dhe heq dorë nga premtimi elektoral për veting të plotë në gjyqësor, rrjedhimisht i dorëzohet modelit zaevist (pastrimi në gjyqësor me metodologjinë e qeverisjes së kaluar), përsëri gjyqësori do të mbetet peng i kriminalitetit. Çështjet gjyqësore të kriminalitetit qeverisës dhe mafies sipërmarrëse do të mbeten pa epilog deri në vjetërsim të lëndëve, rikualifikim të veprave penale në dobi të krimit apo ikjes jashtë shtetit të akuzuarve me pasurinë e grabitur qytetarëve. Me modelin zaevist, Antikorrupsioni, Këshilli Gyqësor, Policia financiare, Ministria e Punëve të Brendshme  dhe të gjitha institucionet e varura drejtpërdrejt nga mekanizmi qeverisës, do të jenë përsëri fluskë sapuni në luftimin e kriminalitetit, sepse kupola mbrojtese dhe labirinthet e shpëtimit të krimit do të bëhen në korridoret e gjykatave dhe prokurorive.

 

Në rrethanat aktuale, pa këtë betejë me ndërhyrje “kirugjikale” – vetingu, në luftimin e korrupsionit në pikën më nevralgjike të organizmit shtetëror, sistemin e drejtësisë, do të mbetej e paplotësuar figura e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, për arsyen e thjeshtë të fuqisë së tij politike dhe fuqisë qeverisëse aktuale, “de fakto” më shumë edhe se sa vetë Zoran Zaev. Ahmeti me këtë reformë gjyqësori, ju del borxh shqiptarëve edhe për korrupsionin e një pjese të funksionarëve të partisë së tij në qeverisjet e gjata qëndrore dhe lokale, të cilët kanë mbijetuar falë sistemit të rrënuar të drejtësisë.

 

Gjitha pasojat e një sistemi arsimor të korruptuar; shëndetësie dhe policie të korruptuar; administratë publike dhe qeverisje lokale – të korruptuar; sigurisë së munguar publike, sigurisë në marrëdhëniet e punës dhe klimës së pandershme biznesore dhe biznesit kriminal, e deri tek keqpërdorimet doganore e aksidentet e shumta në komunikacion, janë pasojë e rryshfetit në drejtësi, kapjes së drejtësisë nga krimi dhe politika. Kriza ekonomike është drejtpërdrejt dhe tërrthorazi pasojë e këtyre gjykatave dhe prokurorive. Aty ku mundësohet të zhvatet buxheti dhe pasuria publike, ku pasuritë e vjedhura të qytetarëve, pronat e uzurpuara, nuk marrin epilog të drejtë, por anshmëri gjykimi në favor të rryshfetit dhe politikës. Gjithçka është e lidhur me sistemin e drejtësisë, dhe rrjedhimisht gjithçka mund të vijë në vijë të drejtë, me futjen në binarë të duhur të këtij sistemi. Jo rastësisht shtetet me të zhvilluara të botës kanë sistemet me efikase të drejtësisë, ku p.sh në shumë shtete të  SHBA-ve, vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve kryhet në çdo 5 vite të punës se tyre.

 

Edhe pretendimet e opozitës, qofshin ato shqiptare apo maqedonase, se sapo të vijnë në pushtet, do të luftojnë kriminalitetin në rradhët e funskionarëve dhe të gjyqësorit, janë pretendime boshe, farsë dhe propaganda politike të cilat janë vërtetuar me rotacionet qeverive të kaluara. Opozita e ka vetëm një rrugë për të bindur elektoratin se do të luftojë kriminalitetin, vetëm me vetingun në drejtësi sipas modelit të R.Shqipërisë dhe të ngjashëm me të. Gjithçka tjetër është gënjeshtër, ashtu si gënjeu Zaevi për vite me radhë me reformat e Këshillit Gjyqësor dhe Antikorrupsionin, dy institucione që sot akoma mbas disa viteve të thirjes në reforma, bëjnë teatër të turpshëm se kush duhet të hetojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Lojëra fjalësh dhe kohë e humbur, e dy institucione të paafta dhe të pamundshme praktikisht për të hetuar pasuritë e pajustifukuara të subjekteve të drejtësisë, lidhjet e tyre kriminale dhe zbatueshmërinë ligjore në aktgjykimet dhe procedimin e tyre.

 

Për të gjitha këto, Ahmeti ka shancin historik, fuqinë politike dhe qeverisëse, për ta kushtëzuar partnerin e koalicionit qeverisës, ta nisë reformën e vërtetë në drejtësi – vetingun e premtimit elektoral. Betejë pa të cilën, apo pranimi i një modeli tjetër reforme drejtësie të dalë nga manipulimet dhe arsyetimet zaeviste, veprimtaria e Ahmetit nuk do të ishte e plotë, suksesi historik do të ishte i mangët dhe borxhi ndaj elektoratit shqiptar në këtë drejtim i pashlyer. Një shanc të lëshuar të cilin Ahmeti dhe partia e tij do t’ja linte opozitës shqiptare për tu bërë ajo pjesë e një histore të sukseshme në ndërtimin e shtetit të së drejtës, shtetit të mirëqenies qytetare. Gjithmonë nëse kjo e fundit, në qeverisjen e mundshme të ardhme, do ta kushtëzonte pjesëmarrjen qeverisëse me jetësimin e VETING-ut në drejtesi, për ta materializuar rezistencën e propaganduar ndaj korrupsionit. Fundja, kryesisht opozita shqiptare, nuk ka element më të fuqishëm për ngjitjen në pushtet sesa fokusimi në betejën e korrupsionit, pasi elementi i të drejtave nacionale, thuajse është shteruar nga forca politike e Ali Ahmetit.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Rrahmani për herë të parë flet si lojtar i Napolit

Lajmi tjetër

Turqia nuk ka ndërmend të largojë anijen ‘shqiptare’, zgjaten kërkimet

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM