Presidenti i ri i shqiptar, Bajram Begaj, pas betimit u shpreh se Shqipëria evropiane është ajo e Skënderbeut, Nënë Terezës, Ismail Qemailit e Fan Nolit.
Në fjalën e tij, ai tha se e njeh punën e qeverisë, por përpjekja edhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim.
“Unë e njoh dhe e respektoj përpjekjen e opozitës, por do të doja të mos shihet asnjëherë konflikti para bashkëpunimit”, është shprehur Begaj.
Tutje, ai përmendi edhe luftën në Ukrainë nga agresioni rus, ku tha se periudha që po jetojnë njerëzit tani është ndër më të vështirat.
“As ne nuk jemi të përjashtuar nga pasojat e saj, prandaj jemi rreshtuar me aleatët”, tha Begaj. /KlanKosova/