Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Behxhet Xheladini nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka triumfuar në garën zgjedhore për Komunën e Dragashit.
Më në fund, KQZ ka shpallur rezultatet për kryetar të Dragashit.
Sipas rezultateve përfundimtare, Xheladini ka fituar 51.16%, ndërkaq kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaban Shabani, s’ka grumbulluar më shumë se 48.84%.
Për këtë komunë, me urdhër të Gjykatës Supreme, u deshtë rivotim nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Certifikimi i rezultatit për Dragash ka ardhur pasi ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora.