Një person është lënduar në Prizren.
Biçiklisti kishte rënë në një kanal-vend punim të një kompanie e cila ishte duke i kryer disa punime në rrugë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme.
I lënduari është dërguar në Spitalin e Prizrenit, për të pranuar tretman mjekësor.
Dje u raportua se bëhet fjalë për një të moshuar.
ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE
Rr. Fehmi Lladrovci, Prizren 20.09.2022 – 09:48. Çiklisti mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar biçikletën kishte rënë në një kanal-vend punim të një kompanie e cila ishte duke i kryer disa punime në rrugë. Njësit përkatës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.