Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se 90 për qind e të rriturve në SHBA do ta kenë të drejtën për vaksinim kundër koronavirusit deri më 19 prill.
“Për shumicën dërrmuese të të rriturve: nuk do të duhet të prisni deri më 1 maj. Ju do të keni të drejtë për t’u vaksinuar deri më 19 prill”, tha Biden.
Më herët, ai ka përmendur 1 majin si datë kur të gjithë të rriturit amerikanë do të mund të vaksinohen.
Duke folur të hënën në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha SHBA-ja do të rrisë numrin e farmacive që marrin pjesë në programin federal të vaksinimit, nga 17,000 sa është aktualisht, në 40,000.