Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, inkurajoi të gjithë amerikanët që të vaksinohen kundër COVID-19.
“Ta themi thjesht, nëse keni pritur radhën tuaj, mos prisni më. Tani është koha që të gjithë mbi 16 vjeç të vaksinohen,” tha Biden, shkruan CNN.
Duke vërejtur se pjesa e gjerë e të rriturve amerikanë ende mbetet kryesisht e pavaksinuar, Biden përshkroi dy arsye pse të gjithë amerikanët kanë nevojë të vaksinohen: Për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur komunitetet.