Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se, në përputhje me Ligjin Kombëtar të Emergjencave, dekreti për situatën emergjente në Ballkanin Perëndimor mbetet në fuqi.
“Aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, të përcaktuara në këto urdhra ekzekutivë, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Ai theksoi se për këtë arsye është e nevojshme vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur me Urdhrin Ekzekutiv 13219 për Ballkanin Perëndimor. /FolDrejt/