Kandidati demokrat për president, Joe Biden i është drejtuar me një thirrje për unitet qytetarëve amerikanë. Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq, ka thënë kandidati që kryeson votimet, informnon foldrejt.com.
“Numrat na tregojnë qartë se do të fitojmë këtë garë. Totali i votave tona është ende në rritje. Ne jemi duke mposhtur Donald Trump-in me mbi katër milionë vota, dhe kjo diferencë po rritet gjithashtu”, tha Biden.
“Është koha që të bashkohemi si komb për t’u shëruar”, vijoi Biden të premten vonë në një fjalim në qytetin e tij Wilmington, në shtetin federal, DelaWare. “Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq”, theksoi Biden, katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në SHBA./Foldrejt.com