Presidenti amerikan Joe Biden bëri thirrje sërish për ndalimin e shitjes së armëve automatike, në një tubim që ai dhe gruaja e tij Jill mbajtën në Shtëpinë e Bardhë në përvjetorin e masakrës në një shkollë fillore në Juvalde, Teksas.
Tragjedia e 24 majit 2022, ku mbetën të vrarë 19 nxënës dhe dy mësues, ishte më e keqja nga të shtënat e shumta masive që kanë ndodhur në Amerikë gjatë vitit të kaluar, transmeton Fol Drejt.