Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një fjalim rreth diskutimeve lidhur me sigurinë para zgjedhjeve të pjesshme të Kongresit që do mbahen më 8 nëntor tha se ata që refuzojnë rezultatet zgjedhore do ta tërheqin vendin në kaos.
Biden në një aktivitet të Partisë Demokratike të zhvilluar në Washington mbajti një fjalim para zgjedhjeve të pjesshme të Kongresit që do mbahen më 8 nëntor, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në fjalën e tij, Biden rikujtoi sulmin e kryer më 28 tetor ndaj Paul Pelosit, bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi. Ai tha se kërcënime të tilla ka kundër shumë anëtarëve të Kongresit.
“Demokracia amerikane është nën sulm, sepse ish-presidenti i mposhtur i SHBA-së refuzon të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020”, tha Biden, duke folur në një mbledhje të Komitetit Kombëtar Demokratik në Washington.
Ai shtoi se Trump refuzon të “pranojë vullnetin e popullit dhe faktin se ai humbi punën dhe abuzoi me pushtetin e tij”. Vërejtjet e Bidenit erdhën gjashtë ditë përpara zgjedhjeve afatmesme, gjatë të cilave amerikanët do të zgjedhin anëtarët e Kongresit dhe zyrtarët lokalë.
“Zgjedhjet e pjesshme të Kongresit të këtij viti janë një pikë kthese”, deklaroi Biden i cili i ftoi të gjithë Republikanët dhe Demokratët të votojnë.
Biden tha se ka disa emra që kanë deklaruar se nuk do të pranojnë zgjedhjet më 8 janar. “Kjo situatë e tërheq Amerikën në kaos. Kjo është një ngjarje e pavërejtur më parë. Kjo është e paligjshme dhe nuk i shkon Amerikës”, tha ai./FolDrejt/