Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, deklaroi sot se ka besim se ai dhe kongresmenët nga partitë republikane dhe demokrate do të arrijnë një marrëveshje për buxhetin dhe se qeveria amerikane do të paguajë borxhin e saj.
Biden shtoi se negociatorët do të takohen sot dhe se do të jetë në kontakt të ngushtë me ta, raporton Reuters.
“Ne do të bashkohemi sepse nuk kemi alternativë. Për të qenë të qartë, këto negociata i referohen kornizës buxhetore, jo pyetjes nëse do t’i paguajmë borxhet apo jo”, tha presidenti amerikan./FolDrejt/