Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimi të Ukrainës, më 24 shkurt.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se do të flasë me liderë të tjerë nga ekonomitë e avancuara të Grupit të Shtatë (G7) këtë javë për sanksione shtesë të mundshme kundër Rusisë, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë,” u tha Biden gazetarëve.
“Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që do të bëjmë apo nuk do të bëjmë.”