Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të flasë me homologun e tij nga Franca, Emmanuel Macron, sërish sot.
Kështu ka thënë një burim për CNN-in, derisa Biden dhe Macron kanë biseduar edhe javën e kaluar pasi ky i fundit është duke punuar për të çuar përpara diplomacinë me Rusinë.
I pari i Francës ka folur me presidentin rus, Vladimir Purtin, të shtunën për një orë e 40 minuta ku sipas Kremlinit zyrtar “ata kanë pasë një bisedë të gjatë për pikëpamjet” gjatë telefonatës.
Macron dhe Putin kanë diskutuar për “kushtet për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”, ka thënë Pallati Elysee.