Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se industria e armëve duhet të mbahet përgjegjëse për parandalimin e dhunës së armatosur, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Biden mbajti një fjalim në Samitin Kombëtar për Komunitete më të Sigurta që u mbajt në Universitetin Hartford në shtetin Connecticut.
Duke folur për hapat që kanë ndërmarrë kundër dhunës së armatosur në vend në përvjetorin e ligjit për kontrollin e armëve që u miratua me dakordim nga Partia Demokrate dhe Partia Republikane vitin e kaluar, Biden tha se ligji është një prej hapave më të rëndësishëm të ndërmarrë në 30 vitet e fundit.
Ai theksoi se për herë të parë trafikimin e armëve e kanë bërë në mënyrë të hapur në formën e një krimi federal dhe vendosi në objektiv edhe lobet e armëve. Presidenti amerikan deklaroi se qëllimi i industrisë së armëve është vetëm të arrijnë fitime dhe se duhet të mbahen përgjegjës.
“Do të mposhtim industrinë e armëve”, tha Biden.
“Kur po bisedoja lidhur me problemin e fentanil në kufi, presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador solli në rend dite çështjen e armëve”, deklaroi Biden duke shtuar se “Armët e rrezikshme, kryesisht armët e sulmit i dërgojmë në Meksikë. Kërkojnë nga ne që ta ndalim këtë, t’i ndërpresim në kufi. Për hir të Zotit, në çfarë shndërrohemi nëse nuk e bëjmë këtë?”.