Presidenti amerikan Joseph Biden tha se në fillim të vitit të ardhshëm do të vendos nëse do të kandidojë për një mandat tjetër katërvjeçar.
Gjatë fjalimit të tij para publikut pas zgjedhjeve të Senatit, Biden tha se demokracia amerikane ishte testuar vitet e fundit, por se populli tha fjalën e tij.
Biden përsëriti se synon të kandidojë sërish për postin, por se është një vendim familjar që do të vendoset gjatë pushimeve, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.