Biden i ka ofruar Zelenskys përkahjen e ShBA-ve, duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
“Sapo fola me presidentin Zelensky për të konfirmuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse dhe sanksionet tona tashmë kanë një ndikim shkatërrues”, ka shkruar Biden në “Facebook”.