Presidenti i SHBA-së Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të heqë dorë nga propozimi për reformën në drejtësi që ka çuar në protesta masive në Izrael.
Të hënën, Netanyahu e shtyu përkohësisht reformën pasi një numër i madh njerëzish shprehën pakënaqësi me ndryshimet e propozuara në ligj.
Shtëpia e Bardhë kishte thënë më parë se Netanyahu duhet të arrijë një kompromis për këtë çështje, por Biden të martën i bëri thirrje kryeministrit izraelit që t’i braktisë krejtësisht ndryshimet, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.