“Unë nuk kam folur me komandën e Divizionit 101 Ajror, e di se ata po marrin pjesë në stërvitjet e NATO-s, me disa nga aleatët tanë. Megjithatë, presidenti ishte shumë i qartë. Ushtria amerikane nuk do të luftojë në Ukrainë,” theksoi Kirby.
Presidenti amerikan Joseph Biden është ende kundër dërgimit të trupave në Ukrainë, tha sot John Kirby, koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për komunikimet strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Ai komentoi një lajm të fundit në televizionin “CBS” në të cilin komandanti i Divizionit 101 Ajror të SHBA, i cili mbërriti në Rumani, foli për gatishmërinë e tij për të “kaluar kufirin dhe për të hyrë në territorin e Ukrainës”, përcjell Fol Drejt.