Presidenti amerikan Joe Biden tha, gjatë një takimi me kryeministrin suedez Ulf Kristerson në Shtëpinë e Bardhë, se është shumë e rëndësishme që Suedia të anëtarësohet në NATO.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht anëtarësimin e Suedisë në NATO. Suedia do ta bëjë Aleancën tonë më të fortë dhe do të ketë të njëjtin sistem vlerash që kemi në NATO. Ne mezi presim anëtarësimin tuaj,” i tha Biden Kristerson, sipas Bloomberg.
Ai shtoi se kryeministri suedez është një “mik i çmuar” i Uashingtonit./FolDrejt/