Presidenti amerikan Joseph Biden është informuar për hetimin për zbulimin e kokainës në Shtëpinë e Bardhë dhe e konsideron “tepër të rëndësishme” që Shërbimi Sekret të përcaktojë se si ka arritur substanca atje, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.
“Presidenti beson se është tepër e rëndësishme të hetohet situata deri në fund”, tha Jean-Pierre, raporton AP.
Reuters raportoi, duke cituar një burim të paidentifikuar, se kokaina u gjet në një vrimë në zonën hyrëse të Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, ku vizitorët lënë pajisje elektronike dhe sende të tjera përpara se të shkojnë në turne./FolDrejt/