Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se Rusia nuk ka thënë kurrë me iniciativën e saj se mund të përdorë armë bërthamore.
Presidenti amerikan Joseph Biden shprehu skepticizëm kur bëhet fjalë për deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin se ai nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.
“Nëse ai nuk ka qëllim, pse vazhdon të flasë për këtë? Pse flet për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore taktike? Ai ishte shumë i rrezikshëm në mënyrën se si iu afrua,” tha Biden për televizionin NewsNation, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.