Sipas procedurës standarde, kur presidenti udhëton jashtë Uashingtonit, Administrata Federale e Aviacionit shpall kufizime në fluturime një javë përpara udhëtimit të tij.
Presidenti amerikan Joseph Biden u evakuua sot nga shtëpia e tij në Delaware, ku ishte me pushime, pasi një avion i vogël privat hyri në hapësirën e ndaluar ajrore rreth atij objekti, njoftuan Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret Amerikan.
Shtëpia e Bardhë deklaron se nuk ka pasur asnjë kërcënim për Biden dhe familjen e tij dhe se janë marrë masa paraprake./FolDrejt/