Dy liderët diskutuan përpjekjet diplomatike për rifillimin e bisedimeve të paqes dhe sanksionet e mundshme ndaj Rusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ftuar në Kiev presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për uljen e tensioneve, shkruan AA.
Në një deklaratë nga Presidenca e Ukrainës thuhet se palët në bisedën telefonike që zhvilluan, diskutuan mbi situatën e sigurisë lidhur me Ukrainën.
“Ne do të ndalojmë çdo tension kundër Ukrainës. Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi dhe qytetet e tjera Kharkov, Lviv, Dnipro dhe Odessa janë nën mbrojtje të sigurt dhe të shëndoshë”, tha Zelensky duke vënë në dukje se vendi i tij i ka kuptuar të gjitha rreziqet dhe se janë të gatshëm për çdo zhvillim, transmeton Fol Drejt.
Duke falënderuar Bidenin për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për sovranitetin e Ukrainës, Zelensky tërhoqi vëmendjen se pa sigurinë e vendit të tij nuk do të ketë siguri për Evropën.
Dy liderët diskutuan përpjekjet diplomatike për rifillimin e bisedimeve të paqes dhe sanksionet e mundshme ndaj Rusisë.
Zelensky përgëzoi bashkëpunimin aktiv në fushën e sigurisë me SHBA-në. “Nuk jemi ende anëtare e NATO-s. Për këtë arsye vetëm një ushtri e fortë ukrainase është garanci e sigurisë së vendit tonë”, tha ai.
Zelensky e ftoi presidentin Biden në Ukrainë dhe potencoi se se një vizitë e presidentit amerikan në një kohë të afërt në Kiev do të jetë sinjal i fuqishëm dhe do të jetë kontribut për uljen e tensioneve./FolDrejt/