Presidenti amerikan, Joe Biden, tha sot se Grupi i Shtatë (G7) është unanim në qasjen e tij ndaj Kinës dhe nevojën për të diversifikuar zinxhirët e saj të furnizimit në mënyrë që të mos varet nga një vend.
“Ne nuk duam të largohemi nga Kina. Ne duam të reduktojmë rrezikun dhe të diversifikojmë marrëdhëniet tona me Kinën,” tha Biden në një konferencë shtypi në Hiroshima, raportoi Reuters.
Ai shtoi se pret një shkrirje të marrëdhënieve me Kinën shumë shpejt, pas ftohjes së shkaktuar nga incidenti që lidhet me rrëzimin e një balone kineze që fluturonte mbi objekte të ndjeshme ushtarake./FolDrejt/