Presidenti Joe Biden caktoi nënpresidenten Kamala Harris për të udhëhequr përpjekjet e administratës së tij për të trajtuar sfidën e valës së imigrantëve në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Biden e bëri njoftimin ndërsa ai dhe zonja Harris u takuan në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën me Sekretarin e Departamentit të Shëndetësisë, Xavier Becerra, Sekretarin e Sigurisë së Kombëtare, Alejandro Mayorkas dhe këshilltarë të tjerë të imigracionit për të diskutuar rritjen valës së imigrantëve, përfshirë shumë të mitur të pashoqëruar, që po mbërrijnë në kufirin jugor të vendit në javët e fundit.