Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për të qëndruar vigjilentë në rast të ndonjë kërcënimi ndaj sigurisë së tyre të përbashkët.
Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden deklaroi sot se ai mbështet fuqimisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, që është një lëvizje e cila, siç theksoi ai, “do të forcojë më tej bashkëpunimin e ndërsjellë dhe do të sjellë përfitime për të gjithë Aleancën”.
Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për të qëndruar vigjilentë në rast të ndonjë kërcënimi ndaj sigurisë së tyre të përbashkët, në një kohë kur është duke u konsideruar pranimi i dy vendeve nordike, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.