Biden i tha Zelenskyit se SHBA-ja dhe aleatët dhe partnerët e saj do të vazhdojnë t’i “dorzojnë faturën” Rusisë, duke e konsideruar atë përgjegjëse për krime të luftës dhe të tjera.
Presidenti amerikan Joseph Biden i premtoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Uashingtoni do t’i sigurojë Ukrainës sisteme të avancuara ajrore pas sulmit shkatërrues raketor të Rusisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Të hënën, në një bisedë telefonike me Zelenskiy, Biden shprehu siguri për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA dhe dënoi “sulmet e pakuptimta” të Rusisë që goditën objektivat civile, sipas deklaratës, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.