Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se është i sigurt se Turqia do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe se mund t’i shesin avionët e saj luftarakë F-16, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Biden iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara se të niset për në Finlandë pas Samitit të NATO-s në Lituani.
I pyetur nëse senatori i Neë Jersey, Bob Menendez, i cili kundërshton shitjen e avionëve F-16 për Turqinë, do të hiqte dorë nga kundërshtimi i tij, Biden tha: “Unë jam i sigurt se Turqia do të vazhdojë të mbështesë hyrjen e Suedisë në NATO dhe se ne mund t’i shesim F-16”.
Biden tha se takimi i tij dypalësh me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në kuadër të Samitit të NATO-s, ka shkuar shumë mirë.
Duke iu referuar anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Biden tha: “Jo, derisa të përfundojë lufta. Një gjë që Zelenskyy kupton është se nuk ka rëndësi nëse ai është aktualisht në NATO apo jo, për sa kohë që ai ka angazhimet e pranuara nga aleatët”.