Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se Biden do të trajtojë mbështetjen për Ukrainën sot, shkruan Reuters.
Presidenti amerikan Biden do të vizitojë Korenë e Jugut nga 20 deri më 22 maj dhe do të takohet me presidentin e sapozgjedhur të atij vendi, Yun Suk Yol, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Koreja mirëpriti vizitën e planifikuar të Biden, gjatë së cilës do të diskutohet aleanca e dy vendeve, Koreja e Veriut dhe çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare, tha kabineti i tij në një deklaratë, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.