Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se është i vendosur të ndalojë armët e sulmit dhe karikatorët me kapacitet të lartë.
Biden foli rreth punimeve që ka zhvilluar lidhur me parandalimin e dhunës së armatosur në një program të mbajtur në qytetin Los Angeles të Kalifornisë ku në muajin janar është kryer një sulm i armatosur masiv, përcjell Fol Drejt.
Duke përkujtuar ata që humbën jetën nga të shtënat gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor në mbrëmjen e 21 janarit në Monterey Park, rreth 10 kilometra në lindje të qytetit Los Angeles, Biden e cilësoi sulmin si një “nga vrasjet masive më të këqija në historinë e Kalifornisë”.
Në fjalën e tij, Biden tërhoqi vëmendjen për kryerjen e sulmit në zonën ku jetojnë kryesisht aziatiko-amerikanët dhe për rritjen e krimeve të urrejtjes pas pandemisë së COVID-19.
Biden rikujtoi se këtë javë në Çmimet e Akademisë 95 që njihen si Çmimet Oscar dhe që është një prej çmimeve më prestigjoze në botën e kinemasë ka marrë çmim produksioni i cili shpjegon betejën e një familjeje emigrante aziatiko-amerikane.
Duke njoftuar se ka nënshkruar dekret të ri për parandalimin e këtyre sulmeve, Biden tha se në këtë kuadër i ka bërë thirrje Kongresit të kryejë kontroll gjithëpërfshirës të të dhënave kriminale për shitjen e armëve dhe të eliminojë përjashtimin nga përgjegjësia për prodhuesit.
Presidenti amerikan nënvizoi nevojën që para blerjes së armëve të kryhen shumë kontrolle nëse personat që blejnë armë kanë kryer apo jo dhunë brenda familjes dhe që do të zgjerojnë fushatat për të krijuar ndërgjegjësim në shoqëri në këtë kuadër.
“Jam i vendosur të ndaloj armët e sulmit dhe karikatorët me kapacitet të lartë”, deklaroi Biden.
Pasi vuri në dukje se buxheti fiskal për vitin 2024 që i ka paraqitur Kongresit javën e kaluar do të sigurojë qasje në shërbimet e shëndetit mendor për një shoqëri më të sigurt dhe që përfshin kontribute financiare për të prekurit nga dhuna, Biden tha se republikanët në Kongres duhet të kalojnë buxhetin në vend që të shkurtojnë fondet e financimit të institucioneve të tilla si ato të zbatimit të ligjit dhe FBI-së./FolDrejt/